25 Prill 2024

United në bisedime me Mourinhon

Manchester, 7 shkurt - Përfaqësuesit e Manchester United kanë zhvilluar bisedime me agjentin e Jose Mourinhos, ish-trajner i Chelsea të Londrës.

Siç pohojnë mediat britanike, marrëveshje nuk është arritur, por negociatat kanë filluar. Nga klubi tani për tani nuk duan të komentojnë.

Shumica konsiderojnë se sjellja e Mourinhos në bankinën e Manchester United do të ishte kundërpërgjigjja e duhur ndaj ardhjes së Josep Pep Guardiolas në rivalin e tyre të qytetit City nga sezoni i ardhshëm.

Në mesin e atyre që janë të bindur se “djajtë e kuq” do ta bëjnë këtë është edhe Jemie Redknaap, ish-futbollisti i Liverpoolit, sot konsulent ekspert i Skysport.

“United do të duhet të sjellë ish- trajnerin e Chelsea pasi Manchester City zyrtarisht konfirmoi dakordimin e marrëveshjes me Guardiolan”, konsideron Redknaap.

Ardhja e Mourinhos në bankinën e Unitedit do të thotë edhe ripërsëritjen e rivalitetit me Guardiolën i cili filloi në Spanjë, kur portugezi udhëhiqte Real Madridin nga viti 2010 deri në vitin 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)