18 Prill 2024

Majlinda Kelmendi e fitoi edhe një medalje të artë

Paris, 7 shkurt - Sportistja kosovare, Majlinda Kelmendi, mbrëmë e ka fituar edhe një medalje të artë. Xhudistja Kelmendit, ka fituar në finale të turneut Grand Slam në Paris, duke e mundur rivalen nga Rumania, Andreea Chitu, në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Driton Kuka, trajneri i Majlindës, këtë fitore e ka vlerësuar si një të arritur të madhe për xhudon dhe shtetin e Kosovës.

\"Prapë e artë, Majlinda dridh Parisin, ngadhënjen në finale për gjysmë minute”, ka shkruar Kuka në rrjetin social Facebook.

Fitoren e Majlindës e kanë përshëndetur dhe mirëpritur shumë sportistë dhe politikanë.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në rrjetin Facebook se \"s\'ka më mirë se festimet e 8-vjetorit të pavarësisë t\'i nisim me fitoren e Majlindës. Ishte e pakonkurrencë në Xhudo Grand Slam të Parisit dhe na bëri krenarë të gjithëve\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)