18 Prill 2024

Reali këmbëngul për riblerjen e Moratës

Madrid, 5 shkurt - Media spanjolle ka bërë të ditur se Real Madrid do të tentoje të riblejë Alvaro Moratën.

Ajo që flet në lidhje me këtë çështje është e përditshmja “Marca”, sipas së cilës klubi “merengues” do të përfitojë nga momenti që bllokimi i merkatos së tij është pezulluar për të rikthyer në Madrid sulmuesin e Juventusit.

Sipas kësaj të përditshmeje, Reali është gati të japë 32 milionë euro për të riblerë Moratën edhe pse në kontratën e nënshkruar mes palëve flitet për një shifër prej 30 milionë eurosh.

Por rikthimi i Moratës në Madrid nuk e entuziazmon shumë trajnerin Zidane. “Marca” thekson se tekniku francez nuk e preferon shumë qendërsulmuesin spanjoll.

Madje, në ekipet zinxhirë ai shprehte hapur preferencën për Jese Rodriguez ndaj Moratës. Por jo vetëm kaq, edhe për vetë Moratën rikthimi në kryeqytetin spanjoll nuk do të ishte shumë pozitiv, pasi nuk do të gjente hapësira në repartin e avancuar të skuadrës, ku treshja Ronaldo-Bale-Benzema nuk ndryshon. Për këto arsye, Florentino Perez po mendon për goditjen e radhës, riblerjen e futbollistit dhe shitjen e tij të menjëhershme.

Pretendentët për shërbimin e Moratës nuk mungojnë dhe ata janë kryesisht nga kampionati anglez. Sipas medias iberike, Manchester United dhe Liverpool janë skuadrat që e kërkojnë futbollistin duke shprehur gatishmërinë për të paguar 50 milionë euro për kartonin e tij

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)