28 Mars 2024

Bayern Munich, fitim prej 100 milionë euro për vitin 2014-2015

Munich, 28 nëntor - Bayern Munich është duke dominuar në futbollin gjerman dhe atë europian, por bavarezët kanë filluar të jenë superiorë edhe jashtë fushe, sidomos kur bëhet fjalë për financa.

Kampionët gjermanë kanë njoftuar një fitim prej 100 milionë euro për vitin financiar 2014-2015, duke realizuar kështu të hyrat më të larta në historinë 115-vjeçare të klubit.

Fitimi kaq i lartë është realizuar falë suksese të skuadrës në fushë, marketingut si dhe investitorëve për të cilët skuadra ka hapur dyert, me kompaninë “Allianz” që është e fundit që u bë pjesë e skuadrës.

Financat solide të skuadrës qetësojnë tifozët bavarezë të cilët jo pak kanë qenë me frikën e largimit të yjeve falë ofertave marramendëse të skuadrave angleze, kryesisht Manchester United për disa nga yjet e saj, konkretisht Thomas Muller.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)