25 Prill 2024

Galatasaray shkarkon Hamzaoglun

Ankara, 19 nëntor - Hamza Hamzaoglu është shkarkuar nga posti i trajnerit në ekipin e Galatasarayt.

Galatasaray ka shkarkuar trajnerin Hamza Hamzaoglu, edhe pse e udhëhoqi ekipin drejt triumfit të dyfishtë në edicionin e kaluar.

Hamzaoglu zëvendësoi Cesare Prandellin në nëntor 2014, fillimisht deri në fund të sezonit, përcjell “Lajmi.net”.

Por, ish asistenti i selektorit të Turqisë u shpërblye me kontratë afatgjate pasi triumfoi në ligë dhe në Kupë.

Ai po ashtu udhëhoqi ekipin drejt triumfit në Superkupën e Turqisë, në fillim të këtij sezoni.

Por, ai u shkarkua pasi Galatasaray gjendet në pozitën e tretë në ligën turke, pesë pikë më pak se lideri Besiktas..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)