19 Prill 2024

Do ta festojmë fitoren në Francë pa viza

Prishtinë, 12 tetor -  Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u ka premtuar tifozëve të Kosovës se do t’iu mundësohet që të udhëtojnë për t’i parë ndeshjet e kampionatit evropian pa viza.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria e Kosovës s’do të ndalojë së punuari që fitoret të festohen bashkë me kombëtaren në Francë.

“Urime nga shpirti për Kombëtaren e Shqipërisë, e cila për herë të parë kualifikohet për kampionatin evropian, që do të mbahet në Francë 2016. Tifozëve në Kosovë u premtoj se nuk do ndalemi së punuari që ata të udhëtojnë pa viza dhe t’i festojnë fitoret bashkë me Kombëtaren në Francë në 2016. Lëvizja pa viza merr kuptim edhe me të madh sepse edhe sportistët e Kosovës tanimë i kanë dyert e hapura në sportin ndërkombëtar. Shumë shpejt, Kosova do jetë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s”, ka shkruar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)