19 Prill 2024

Presidenti Nishani e shpall kombëtaren “Nderi i Kombit”

Titanë, 12 tetor - Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani e ka shpallur kombëtaren e futbollit të Shqipërisë “Nderi i Kombit”.

“Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian ‘Francë 2016’, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë”, ky ishte motivacioni me të cilin Presidenti ka vlerësuan kombëtaren.

Motivacioni për akordimin e këtij titulli janë rezultatet e shkëlqyera sportive. Titulli “nderi i Kombit” është një ndër më të lartët në Republikën e Shqipërisë.

Shqipëria fitoi mbrëmjen e së dielës 0-3 në Armeni duke e bërë ëndrrën realitet, kualifikimin direkt për në EURO 2016.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)