28 Mars 2024

FIFA pezullon Blatterin, Platininë dhe Valcken

Gjenevë, 8 tetor - FIFA që ka pezulluar Presidentin e saj në largim, Sepp Blatter; Sekretarin e Përgjithshëm Jerome Valcke, si dhe zëvendëspresidentin - njëkohësisht edhe President të UEFA-s, Michel Platini për një periudhë 90-ditore.

Ish-zëvendëspresidenti Chung Mong-joon është përjashtuar për 6 vite, si dhe është gjobitur me 100 mijë franga zvicerane.

Ndëshkimet e fundit janë dhënë nga Komiteti i Etikës së organit më të lartë drejtues të futbollit botëror.

Blatter, Valcke dhe Platini janë duke u hetuar nga ky komitet mbi akuzat për korrupsion ndaj tyre. “Bazat për këtë vendim janë hetimet që po zhvillohen ndaj tyre, prej hetuesve ndërkombëtarë por edhe nga Komiteti i Etikës”, thuhet në një deklaratë të FIFA-s.

Të tre ata janë përjashtuar gjithashtu nga të gjitha aktivitetet futbollistike gjatë kësaj periudhe, edhe pse ata mohojnë të kenë kryer ndonjë shkelje.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)