25 Prill 2024

Ancelotti do të rikthehet të bëjë rolin e trajnerit sezonin e ardhshëm

Madrid, 7 tetor - Carlo Ancelotti do të rikthehet të bëjë rolin e trajnerit sezonin e ardhshëm. Është vetë tekniku italian, që e ka konfirmuar këtë në një intervistë për “Associated Press”.

Në fund të sezonit 2014-2015, ai u largua nga Reali i Madridit për të marrë një vit pushim, por zërat e fundit e lidhën atë me mundësinë për të drejtuar Liverpoolin, zëra që Ancelotti i përgënjeshtroi menjëherë.

“Po e kaloj mjaft mirë këtë periudhë pushimi - tha Ancelotti në intervistën e tij. - Por, dëshira ime është që t’i rikthehem punës, pasi profesioni i trajnerit është pasioni im. Do të shfrytëzoj deri në fund këtë kohë pushimi, për të qenë gati për sezonin e ardhshëm”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)