25 Prill 2024

Murati kampionin më të ri evropian të boksit Tefik Bajrami

Prishtinë, 6 tetor - Ministri i Diasporës, Valon Murati, priti në zyrën e tij kampionin më të ri evropian të boksit  në versionin WBU, Tefik Bajrami. Bajrami e fitoi këtë titull në meçin që  e zgjodhi ta mbante në Kosovë, përkatësisht në Podujevë, ku si kundërshtar e kishte boksierin hungarez, Attila Makula.

Bajrami është boksieri i parë shqiptar që e fiton titullin e kampionit të Evropës në Kosovë.

Ministri Murati u shpreh i kënaqur me vizitën e Tefik Bajramit, të cilin e përgëzoi për suksesin e arritur.

“Falënderoj Tefikun që fillimisht ka zgjedhur Kosovën prej të gjitha vendeve në botë ku ka mundur ta realizojë meçin, e më pas edhe për emocionet e dhëna gjatë 5 raundeve, kur edhe e fitoi titullin e kampionit në versionin WBU. Sukseset e shqiptarëve në diasporë janë evidente në shumë fusha, si kulturë, politikë, art e shkencë. Rasti i Tefik Bajramit është shembull i mirë që diaspora shqiptare është duke shkëlqyer edhe në fushën e sportit”, tha ministri Murati.

Në anën tjetër, z. Bajrami shprehu falënderimet ndaj Ministrisë së Diasporës për pritjen dhe mbështetjen e ofruar, duke u zotuar se edhe në të ardhmen do të kontribuojë për afirmimin sa më të madh të sportit, por edhe ndihmë për të njëjtin në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)