20 Prill 2024

Benzema golashënuesi me i mirë në kampionatin spanjoll të futbollit

Madrid, 5 tetor - Karim Benzema bëhet kryesuesi i ri i klasifikimit të golashënuesve të kampionatit spanjoll të futbollit. Sulmuesi francez i Realit të Madridit, pas golit të shënuar në derbin me Atletico Madrid ngjitet në kuotën e 6 finalizimeve në këtë fillim të kampionatit, me një mesatare 1 gol për ndeshje, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Cristiano Ronaldo me 5 të tillë.

Për Benzema, ky është starti më i mirë i sezonit që nga momenti i mbërritjes së tij në kryeqytetin spanjoll. Në kampionatet e mëparshme, sulmuesi francez nuk e kishte kaluar asnjëherë kuotën e 3 golave të shënuar në 6 javët e para të kampionatit.

Rafael Benitez me ardhjen e tij te Reali i Madridit duket se i ka dhënë një shtysë Benzemasë për të shënuar vazhdimisht në këtë sezon. Deklarata e trajnerit spanjoll se francezi do të shënojë 20-25 gola nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka shtuar dëshirën e futbollistit për t\'u bërë akoma më shumë protagonist në fushën e lojës dhe këto javë të para të kampionatit po e tregojnë më së miri këtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)