20 Prill 2024

PSG ofron 65 milionë euro për Agueron

Paris, 1 tetor - Paris Saint German (PSG) verën që vjen do të testojë vendosmërinë e Manchester Cityt për sulmuesin Sergio Aguero.

Kampionët e Francës tashmë janë duke kërkuar pasuesin e Zlatan Ibrahimoviçit, i cili sipas të gjitha gjasave, në fund të këtij sezoni do të largohet nga “Parku i Princave”.

Sipas mediave franceze, krerët e PSG-së synojnë që Agueron ta sjellin në vend të Ibrës. Madje, siç raportojnë këto media, PSG është gati t’ia ofrojë Cityt 65 milionë euro, por thuhet se parizienët janë të gatshëm të shkojnë edhe më lartë.

PSG është e bindur se oferta e tyre mund të jetë bindëse për Cityn. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)