25 Prill 2024

FFK vazhdoi kontratën e bashkëpunimit me Air Prishtina

Prishtinë, 2 shtator - Sot më 2 shtator në zyrat e FFK-së është nënshkruar marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet FFK-së dhe “ Air Prishtina”.

 Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes kryetari i FFK-së Fadil Vokrri ka falënderuar kompaninë “Air Prishtina” për bashkëpunim dhe përkrahje për katër vite me radhe dhe kjo flet se sa ishte i çmueshëm ky bashkëpunim.

Ne tash jemi në prag të pranimit në institucionet ndërkombëtare dhe besoj se ne do ta vazhdojmë këtë bashkëpunim të mirë të ndërsjellë që kemi krijuar. FFK-ja gjithmonë do t’i ruajë miqtë dhe partnerët e saj.

Nga ana e tij Avni Geci përfaqësues i “Air Prishtina”, duke nënshkruar marrëveshjen, theksoi se për kompaninë tonë ishte një privilegj të punojmë me FFK-në dhe ta ndihmojmë aq sa kemi pasur mundësi. Neve na gëzon çdo sukses i FFK-së dhe po ashtu mendojmë se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të jemi partner mbështetës i FFK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)