25 Prill 2024

MKRS ndihmon Komunën e Lipjanit me 65.000€

Prishtinë, 1 shtator - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar edhe një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Lipjanit.  Qëllimi i këtij Memorandumi është mbështetja financiare për renovimin e Stadiumit të Qytetit  në  Lipjan, projekt ky i cili do të implementohet përgjatë viteve 2015-2016.

Në këtë projekt, MKRS-ja do të investojë 65 mijë euro, ndërsa Komuna e Lipjanit, 25 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala dhe Kryetari i Lipjanit Imer Ahmeti e vlerësuan këtë projekt me rëndësi për Lipjanin dhe avancimin e sportit në këtë qytet. 

Ministri Shala u shpreh se MKRS-ja po angazhohet që të ndihmojë komunat në përmirësimin e infrastrukturës sportive, në mënyrë që të krijohen kushte më të volitshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të sportit, sidomos tani kur sporti i Kosovës është në rrugë e sipër të ndërkombëtarizmit.

Ndërkaq kryetari Ahmeti falënderoi ministrin Shala për mbështetjen dhe tha se ky është një projekt tejet i rëndësishëm për Komunën e Lipjanit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)