20 Prill 2024

Federer, krenar me rrënjët e tij afrikane

Zurich, 30 gusht - Tenisti më i mirë i të gjitha kohërave, zvicerani Roger Federer tha se është krenar që ka rrënjët afrikane.Federer në kolumnën e tij për bankën zvicerane “Credit Suisse”, e cila është sponsori i tij dhe fondacionit të tij “Federer”, tha se ai ishte në dashuri me kontinentin prej nga e ka origjinën.

Nëna e Federer, Lynette, vjen nga Afrika e Jugut dhe se që nga fëmijëria e mbante në këtë vend. Federer, i cili ka lindur në Bazel, para një muaji nëpërmes fondacionit të tij ka dhuruar 13.5 milionë për të përmirësuar rezultatet në edukimin e të rinjve në Afrikë.

Përmes fondacionit tonë ne mund të përmirësojë cilësinë e arsimit në shumë vende. Kushdo që e “ndjen” Afrikën, do të ketë një marrëdhënie gjatë gjithë jetës me kontinentin. Nëna ime vjen nga Afrika e Jugut dhe unë shumë i ri kam pasur kontakt me Afrikën. Prindërit për herë të parë më dërguan në Afrikën e Jugut kur isha shtatë muajsh. Pastaj, çdo dy vjet kemi vizituar të afërmit tanë – shkruan në kolumnën e tij të Federer.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)