24 Prill 2024

Erjon Bogdani emërohet ndihmësi i ri i Xhani De Biazit

Tiranë, 29 gusht - Erjon Bogdani është emëruar si ndihmësi i ri i Xhani De Biazit. Ish-sulmuesi i Kombëtares do të nisë punën nga e hëna duke zëvendësuar Altin Lalën, në rolin e zëvendës trajnerit te dytë.

Ndryshimin në staf e bëri të ditur trajneri De Bizai, gjatë konferencës ku shpalli listën e lojtarëve për takimet me Danimarkën dhe Portugalinë, në kuadër të Euro 2016.

De Biazi ka thënë se në prag të ndeshjes me Danimarkën, skuadra që drejton është në një situatë delikate, pasi disa lojtarë nuk janë në formën më të mirë. Megjithatë, ka siguruar se në fushë do të jenë lojtarët që janë në formë, ndërsa konfirmoi se Bogdani do të zëvendësojë Lalën.

Posti i zv.trajnerit kishte mbetur vakant, pas largimit për arsye personale të Altin Lalës. Bogdani do të bashkohet menjeherë me Kombëtaren në Venecia, ku të hënën ekipi nis grumbullimin dhe ish-sulmuesi do te nise punën me pjesën tjetër të stafit teknik.

Sulmuesi më i mirë në historinë e Kombëtares, me 18 gola në 74 ndeshje të luajtura me fanellën kuqezi, zotëron prej 3 muajsh licensën e trajnerit “UEFO Pro”, me të cilën mund të punojë si trajner kudo në Europë. Roli i zv.trajnerit të Kombëtares është i pari për të në karrierë.

\"Bogu\" e nisi tek ekipi i Partizanit karrierën si futbollist, për të luajtur më pas në Turqi, Kroaci dhe Itali, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës deri në tërheqjen përfundimtare nga futbolli.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)