19 Prill 2024

United rikthehet në Ligën e Kampionëve

Manchester, 27 gusht - Manchester United është rikthyer në Ligën e Kampionëve pas një viti mungesë në garën më të fortë evropiane.

Djelmoshat e Louis van Gaalit me lehtësi mposhtën Club Brugge duke realizuar 4 gola ndaj ekipit belg, rezultati i pergjithshem 7-1.

Në ndeshjen e dytë të plejofit për “Champions” shkëlqeu kapiteni Wayne Rooney duke realizuar hat-trick ndërsa një gol realizoi Ander Herrera.

Rooney realizoi në minutat 20’, 49’,57’ kurse mesfushori spanjoll shënoi gol në minutën e 63-të.

Në pjesën e parë luajti edhe mesfushori shqiptar Adnan Januzaj, i cili në fillim të pjesës së dytë u zëvendësua nga Bastian Schweinsteiger.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)