26 Prill 2024

Balotelli mund të kalojë tek Lazio

Milano, 4 gusht - Mario Balotelli mund të shkojë tek Lazio. Ky është lajmi i publikuar nga tabloidi britanik “Daily Mirror”, sipas të cilit, klubi roman i ka shfaqur gatishmërinë sulmuesit italian për ta marrë atë në radhët e tij.

Gjithnjë sipas “Daily Mirror”, ideja e bardhekaltërve është që ta sigurojnë shërbimin e Balotelit në formën e huazimit, por kjo vetëm nëse Lazio do të mund të arrijë të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.

“Daily Mirror” thekson gjithashtu se, Lazio mund t\'i paguajë Liverpulit 2 milionë euro për huazimin me të drejtë blerjeje të kartonit të futbollistit për 18 milionë euro. Por, pengesa në këtë çështje qëndron te paga e Balotellit, e cila është 6 milionë euro në sezon dhe Lazio është gati të paguajë vetëm 30% të saj.

Megjithatë, sipas tabloidit britanik, Balotelli duket se nuk ka ndërmend të pranojë reduktimin e pagës së tij, kështu që i mbetet Liverpulit të pranojë pagesën e pjesës tjetër prej 70% të pagës së lojtarit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)