26 Prill 2024

Ronaldo i dhuron një ishull grek agjentit të tij

Madrid, 3 gusht - Cristiano Ronaldo i ka dhuruar një ishull grek agjentit të tij Jorge Mendes me rastin e martesës.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta ‘Move Noticias’, që nuk ka publikuar emrin e ishullit, por thotë se vlera varion nga 3 deri në 50 milionë euro.

Jorge Mendes vendosi kurorë me të fejuarën Sandra, me të cilën ka edhe 3 fëmijë. Ceremonia u zhvillua në kishën San Joao Baptista, ku ishin të pranishëm rreth 400 të ftuar mes të cilëve edhe Florentino Perez, Joan Laporta, Pinto da Costa, Peter Lim, Roman Abramovich dhe Nasser Al-Khelaifi.

Jorge Mendes është agjenti më i famshëm në botën e futbollit dhe klientë të tij janë disa nga futbollistët më të mirë në botë, me në krye Cristiano Ronaldon.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)