20 Prill 2024

Blatter s’do mandat tjetër në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

Gjenevë, 3 gusht - Kreu i FIFA-s, Sepp Blatter do të jap dorëheqje nga pozita e tij në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON).

Blatter, i cili është njëri prej disa anëtarëve të KON që po përballet me rizgjedhje në këtë organizatë më 3 gusht.

Por presidenti i KON-it, Thomas Bach thotë se Blatter e ka informuar atë muajin e kaluar se nuk do të kërkojë edhe një mandat tjetër.

Blatter, i cili ka qenë në qendër të pretendimeve për korrupsion në muajt e fundit, së fundmi ka paralajmëruar për dorëheqjen e tij nga kreu i FIFA-s, duke thënë se do të qëndrojë në pozitën e presidentit, deri në shkurt, kur edhe do të mbahen zgjedhjet e reja.

Sepp Blatter është anëtarë në KON që prej vitit 1999 dhe do të dorëhiqej në mars të vitit të ardhshëm, pasi do të arrinte moshën 80 vjeçare, që është limiti për të qenë anëtarë i KON.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)