16 Prill 2024

Berluskoni shet 48 për qind të aksioneve të Milanit

Milano, 2 gusht - Bi Taeçaubol ka konfirmuar blerjen e 48 për qind të aksioneve të Milanit nga Silvio Berluskoni.

Biznesmeni tajlandez e zyrtarizoi të dielën akordin e arritur mbi bazën e 485 milionë eurove.

“Nder i madh të përfundoj marrëveshjen për Milanin me presidentin Berluskoni, një udhëheqës fenomenal”, njoftoi z. Bi në “Instagram”.

39-vjeçari më pas foli për “Mediaset”-in: “Do të më shihni shpesh në ‘San Siro’ si tifoz me presidentin Berluskoni. Së bashku do të fitojmë shumë.\"

\"Nënshkruam një marrëveshje që do t’u mundësojë investitorëve tanë të punojnë për klubin shumë shpejt. Duam ta ndihmojmë Milanin të rritet akoma më tepër në mbarë botën”.

Me marrëveshjen e re Berluskoni do të vijojë të mbajë postin e presidentit, kurse ortaku i tij aziatik do të jetë zëvendëspresident.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)