26 Prill 2024

Real Madrid skuadra më e pasur në botë

Madrid, 30 korrik - Reali i Madridit është shoqëria sportive më e pasur në botë. Revista “Forbes” ka publikuar një listë me 15 ekipet më të pasura në të gjitha sportet.

Madrilenët janë në vendin e parë me një vlerë prej 3.26 mld dollarësh, duke lënë pas Dallas Cowboys, skuadër e futbollit amerikan dhe ekipin e bejsbollit New York Yankees, të dyja vlerësohen me 3.2 mld dollarë.

Në vendin e katërt e të pestë gjenden sërish dy skuadra europiane futbolli, përkatësisht Barcelona me një vlerë prej 3.16 mld dhe Manchester United me 3.1 mld dollarë.

Për Realin e Madridit ky është viti i tretë rradhazi që ndodhet në krye të kësaj liste, një tjetër vërtetim që tregon se sa të fuqishëm janë 10 herë kampionët e Europës. “Forbes” bën këtë vlerësim të skuadrave sportive prej 1998, këtë vit lista përbëhet nga 51 shoqëri sportive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)