28 Mars 2024

Platini kandidon për president të FIFA-s

Gjenevë, 29 korrik - Mishel Platini do të kandidojë për postin e presidentit të FIFA-s.

Lajmin e bëri të ditur UEFA me anë të një komunikate zyrtare ku sjell edhe fjalët e francezit që ka shkruar një letër për të gjithë presidentët e federatave anëtare.

“Është një vendim personal i shtyrë nga vlerësimi, mbështetja dhe inkurajimi që shumë prej jush më kanë dhënë. Do të punoj për të mirën e futbollit.\"

\"Ka momente kur duhet ta marrësh fatin në duar dhe ky është një moment vendimtar në jetën time, në një sërë ngjarjesh që po formësojnë të ardhmen e FIFA-s”, shprehet ish-mesfushori i kombëtares franceze.

“Në gjysmëshekullin e fundit - vijon 60-vjeçari - FIFA ka pasur vetëm dy presidentë. Kjo qëndrueshmëri ekstreme është thuajse paradoksale në një botë që ka parë zhvillime rrënjësore dhe në një sport që pa pësuar ndryshime të mëdha nga pikëpamja ekonomike.\"

\"Ngjarjet e fundit e detyrojnë organin drejtues të futbollit botëror të kthejë faqe e të rimendojë rreth administrimit të vet”.

Kandidatët për pasuesin e Zep Blaterit duhet të regjistrohen deri më 26 tetor, kurse zgjedhjet do të mbahen në Kongresin e Jashtëzakonshëm të FIFA-s më 26 shkurt 2016 në Zyrih.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)