24 Prill 2024

Muller mund të mbetet në Bayern deri në fund të karrierës

Munich, 29 korrik - Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge beson se Thomas Muller mund të mbetet në klub deri në fund të karrierës, dhe përtej saj.

Reprezentuesi gjerman ka zgjuar interesim nga Manchester United, por Rummenigge insiston se 25-vjeçari nuk do të largohet nga Allianz Arena.

“E kam një ndjenjë se Thomas do të qëndrojë përgjithmonë në Bayern, dhe nuk do të largohet kurrë”, deklaroi Rummenigge për “Sport Bild”.

“Kur Thomas një ditë të pensionohet, ne do të dëshirojmë ta integrojmë në një tjetër rol. Ai është shumë rehat në Munich dhe tifozët nuk kanë pse të brengosen”, u shpreh ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)