28 Mars 2024

Bostoni heqë dorë nga kandidatura për Lojërat Olimpike Verore 2024

Boston, 28 korrik - Komiteti Olimpik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka hequr dorë nga kandidatura për organizim të Lojërave Olimpike 2014, ndërsa si kandidat i ri përmendet Los Angeles.

Në një deklaratë të përbashkët të Komitetit dhe qytetit të Bostonit theksohet se vendimi për të tërhequr kandidaturën për Olimpiadën Verore është marrë për shkak të faktit se një numër i vogël i qytetarëve të Bostonit ofruan mbështetje të dobët për mbajtjen e Olimpiadës në qytetin e tyre.

Komiteti Olimpik i SHBA-ve në janar të këtij viti zgjodhi Bostonin për kandidat të Shteteve të Bashkuara për organizimin e Lojërave Olimpike në vitin 2024, ndërsa në konkurrencë ishin edhe Washington DC, San Francisco dhe Los Angeles.

Komiteti duhet më së voni në shtator t\'i dorëzojë Komitetit Ndërkombëtar Olimpik kandidatin zyrtar, ndërsa sipas paralajmërimeve duket se ai do të jetë Los Angeles.

Prefekti i Los Angelesit, Eric Garcetti menjëherë pas lajmit se Bostonit u tërhoq nga gara për të organizuar Olimpiadën, deklaroi se Los Angeles është i gatshëm për të filluar një dialog konkret me Komitetin dhe të marrë rolin e kandidatit.

Presidenti i Komitetit Olimpik të SHBA-ve, Scott Blaskmun ka deklaruar se Komiteti gjithsesi dëshiron që një qytet amerikan të jetë kandidat dhe se vendimin për zgjedhjen e këtij qyteti do ta marrë së shpejti.

New York dhe Chicago kanë qenë kandidatët amerikanë për Lojërat Olimpike 2012 dhe 2016, por në ato zgjedhje kanë qenë të \"mposhtur\" nga Londra dhe Rio De janerior.

Lojërat e fundit olimpike në Shtetet e Bashkuara kanë qenë ato nga vitit 1996 në Atlanta, ndërsa gjashtë vjet më pas në Salt Lake janë mbajtur edhe Lojërat Olimpike Dimërore.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar në prill dhe maj të vitit të ardhshëm do të konfirmojë kandidatët për Lojërat Olimpike të vitit 2024, ndërsa zgjedhja përfundimtare e pritësit të këtyre lojërave do të zgjidhet në vitin 2017 në kryeqytetin peruan të Limës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)