25 Prill 2024

Arjen Robben i është rikthyer stërvitjeve

Munich, 27 korrik - Arjen Robben i është rikthyer stërvitjeve me skuadrën e Bayernit te Munichut.

Holandezi humbi fundin e kampionatit të sezonit të kaluar për shkak të problemeve muskulare.

Rikthimi i tij në stërvitje është një lajm i mirë për Pep Guardiolan, pasi skuadra e tij do të luftojë në fundjavë për trofeun e Supërkupës së Gjermanisë kundër Wolfsburgut.

Fillimisht Robben nuk iu bashkua skuadrës në turin përgatitor në Azi, për shkak se do të vazhdonte seancat e rikuperimit në Gjermani, por duket se gjithçka ka shkuar sipas planit dhe tani ai është në dispozicion të Guardiolas.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)