19 Prill 2024

Ibrahimoviq nuk do të largohet nga PSG

Paris, 26 korrik - Sulmuesi i Paris Saint Germain (PSG), Zlatan Ibrahimoviq ka mohuar zërat se ai do të largohet nga klubi këtë verë .

Futbollisti suedez ka qenë në cak të Milanos madje është spekuluar se aim und të kalojë në Ligën Amerikane, por do të rrijë së paku edhe një vit tek parisienët.

“Kam edhe një vit marrëveshje, kështu që do të jem edhe më tutje lojtar i Paris Saint Germain e po ashtu jam i lumtur në klub”, ka thënë Ibrahimoviq.

Vetëm para disa ditësh 33 vjeçari ka thënë se e ardhmja e tij është në duart e menaxherit Mina Rajo .

Ibrahimoviq në radhët e Paris Saint Germain ka ardhur nga Milano në vitin 2013 dhe që nga atëherë ka arritur të shënojë më shumë se 100 gola në fanellën e “Shenjtorëve”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)