29 Mars 2024

Mbahet gara "Vrapojmë Shtigjeve të Enver Zymerit"

Mitrovicë, 26 korrik - Në shenjë kujtimi dhe nderi lidhur me përvjetorin e katërt të rënies në detyrë të Heroit të Kosovës, heroit Enver Zymeri, në Mitrovicë organizohet vrapim me moton "Vrapojmë Shtigjeve të Enver Zymerit". 

Ky aktivitet, i organizuar dhe nën përkujdesje të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Mitrovicës, Federatës Atletike të Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pritet të mbledhë një numër të konsideruar të atletëve të klubeve të Kosovës, të kategorive të ndryshme, qytetarë e zyrtarë të institucioneve të sigurisë: Policisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe FSK-së.

Ashtu siç është bërë publike njoftimi nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, do të ndërmerren të gjitha veprimet e duhura operative përgatitore për të ofruar një siguri për të gjithë pjesëmarrësit në këtë eveniment, si dhe për të mundësuar mbarëvajtjen e vrapimit dhe qarkullimin e trafikut, brenda dhe përreth qytetit të Mitrovicës, ku disa rrugë kohë pas kohe do të jenë të bllokuara për qarkullim të trafikut rrugor.

Gara do të mbahet sot duke filluar nga ora 17:00, ndërsa regjistrimi i pjesëmarrësve do të fillojë po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 15:00, në zonën para ndërtesës së komunës së Mitrovicës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)