20 Prill 2024

Mourinho firmos kontratën e re me skuadrën e Chelsea

Londër, 7 korrik - Jose Mourinho firmosi kontratën e re me skuadrën e Chelsea. Sipas asaj që publikohet te “London Evening Standard”, tekniku portugez arriti një marrëveshje me pronarin e klubit londinez, Roman Abramovich për të qëndruar në “Stamford Bridge” deri në verën e vitit 2019.

Gjithnjë sipas “London Evening Standard”, së bashku me Mourinho, firmosën kontratën e re edhe asistentët e tij, Rui Faria dhe Silvinho Louro.

Ndërkaq, mësohen disa detaje në lidhje me kontratën e nënshkruar mes Mourinho dhe kampionëve të Anglisë, detaje që kanë të bëjnë më pagën e tij, e cila do të jetë 12 milionë euro në vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)