29 Mars 2024

Milano kërkon Gundoganin

Milano, 7 korrik - Milan ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Borussia Dortmundit, Ilkay Gundogan.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, reprezentuesi gjerman është objektivi më i ri i “Rossonerëve”, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Gundogan, i freskët nga vazhdimi i kontratës në Borussia Dortmund, deri më 2017, vazhdon të kërkohet nga klube të mëdha evropiane. Dhe, në mesin e tyre ka hyrë edhe Milan që beson se mund ta transferojë mesfushorin në San Siro.

Dortmund kërkon 25 milionë euro për shitjen e tij. Gundogan kërkohet edhe nga Barcelona e Manchester United.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)