19 Prill 2024

Barcelona zyrtarizon Arda Turan

Barcelonë, 7 korrik - Interesi i klubeve të tjera për turkun Arda Turan, ka detyruar Barcelonën të zyrtarizojë transferimin e tij edhe pse është pa president, pasi zgjedhjet do të zhvillohen më 18 korrik dhe vendimi është marrë nga Bordi Administrativ i përkohshëm.

Me anë të një deklarate, Barcelona bëri publik zyrtarizimin e transferimit të turkut për 34 milionë euro, plus 7 milionë nga bonuset, ndërsa lojtari do të ketë një kontratë 5-vjeçare.

Megjithatë në kontratën e nënshkruar ekziston një klauzolë e padëgjuar më parë. Lojtari mund të shitet sërish te Atletiko e Madridit deri në 20 korrik për 30 milionë euro, në rast se president i ri do të jetë Laporta dhe ai do të jetë klundër transferimit.

Bartomeu, e kishte bërë të qartë më parë se do ta transferonte mesfushorin turk në “Camp Nou”, nëse i fiton zgjedhjet, duke thënë se lojtarin e kishte kërkuar trajneri Luis Enrique me ngulm. Nëse gjithçka do të shkojë mirë në këtë transferim, 28-vjeçari turk do të presë janarin për të zhvilluar ndeshjen e parë zyrtare me katalanasit, pasi klubi e ka të ndaluar të kryejë blerje deri atëherë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)