24 Prill 2024

Kelmendi dhe Gjakova priten si kampione të vërteta në Gjakovë

Gjakovë, 2 korrik - Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, sot ka pritur sportiste të veçanta të cilat i kanë sjellur suksese dhe medalje Kosovës nga kampionate të ndryshme ndërkombëtare.

Xhudistet Majlinda Kelmendi, kampione botërore e cila edhe është shpallur si xhudistja më e mirë e globit për vitin 2014, si dhe xhudistja, Nora Gjakova që solli medaljen e bronztë nga olimpiada evropiane e mbajtur në Azerbajxhan. 

Sportistet janë nderuar me mirënjohje të vecanta nga Kryetarja Mimoza Kusari Lila, për sukseset e tyre që Kosovën e bënë të jetë pjesë e gjeografisë së sukseseve sportive ndërkombëtare.

Me mirënjohje për motivacion dhe përkushtimin në punë ndaj të rinjëve si dhe për sukseset e arritura, Kryetarja Mimoza Kusari Lila ka nderuar edhe trainerin e shkëlqyer Driton Kuka.

”Kampionët nuk janë gjë tjetër, pos përpjekje pas përpjekjeje për të arritur suksese” është shprehur Kryetarja Mimoza Kusari Lila, duke shtuar se sot me kënaqësi e kujton këtë thënie për më të mirët e shtetit tonë.

Ndërsa, traineri Driton Kuka është shprehur falënderues për këtë pritje nga e para e Komunës së Gjakovës, duke u theksuar se: “Është nder dhe kënaqësi që po na prisni në këtë mënyrë”.

Më pas, medalistet e arta dhe të bronzta të përfaqësueses së Kosovës në xhudo, kanë mbajtur një takim me nxënës të shkollave fillore të Komunës së Gjakovës, ku janë përgjigjur pyetjeve të ndryshme  rreth të arriturave të tyre jetësore në nivelin ndërkombëtar.

Ndërkohë, Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, në këtë takim të përbashkët me nxënës, ka thënë se “Majlinda dhe Nora na bënë neve në Kosovë shumë krenar, pra femrat tona i kemi kampione. Nora Gjakova pati fatin dhe bëri histori në Kosovë.

Megjithatë, lirisht mund të them se pas dy vajzave të suksesshme  gjendet edhe një mashkull i suksesshëm, e ky është Drtion Kuka i cili me përkushtim dhe diciplinë të lartë ka arritur që të trainoj këto talente të Kosovës”.

Në fund të këtij takimi, Kryetarja ka falënderuar për vizitën e kampionëve duke shtuar se sporti mbi të gjitha sjellë shumë krenari. Ndërsa, xhudistet Majlinda, Nora dhe trajneri Driton Kuka, kanë shprehur që të rinjët duhet të ndjekin ëndërrën e tyre sepse kanë shumë potencial për t’u bërë kampionë të ardhshëm të Kosovës në sport.

Ata në fund kanë falënderuar Kryetaren Mimoza Kusari- Lila, për pritjen e ngrohtë që ka organizuar sot në Gjakovë. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)