29 Mars 2024

Lahm konfirmoi se nuk ka ndërmend të luajë me Gjermanin

Prishtinë, 2 korrik - Philipp Lahm konfirmoi se nuk ka ndërmend të kthehet të luajë me përfaqësuesen gjermane.

Kapiteni i Bajernit të Mynihut, që dha një kontribut të rëndësishëm në fitoren e skuadrës së drejtuar nga Joachim Low në Botërorin e vitit 2014, theksoi se në këtë moment ka të tjera prioritete në jetën e tij.

“Nuk do të kthehem në kombëtaren gjermane. Ata që më njohin, e dinë se kur e marr një vendim nuk e kthej më. Nuk kishte moment më të mirë për mua për t\'i dhënë fund karrierës me kombëtaren sesa suksesi në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës në Maracana.\"

\"Jeta ime private ka qenë gjithnjë më e rëndësishme se ajo profesionale. Lindja e fëmijve të mi është moment më i bukur në jetën time se fitorja në Brazil”, ka thënë Lahm, në një intervistë për “France Football”.

Futbollisti 31-vjeçar ka pranuar se, tek Gjermania janë penduar që e mundën Brazilin me rezultatin e thellë 7-1 në gjysmëfinale të Botërorit, që zhvillohej pikërisht në vendin amerikano-latin: “Në futboll nuk ekziston mëshira, por jemi penduar që shkatërruam skuadrën e vendit organizator të Botërorit në atë mënyrë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)