25 Prill 2024

Hiddink jep dorëheqje nga detyra e trajnerit të Holandës

Amsterdam, 30 qershor - Guus Hiddink ka dhënë dorëheqjen nga detyra e trajnerit të Holandës, vetëm 10 muaj pasi e mori këtë detyrë. Tashmë, postin e 68-vjeçarit do ta marrë zëvendësi i tij, Danny Blind.

Aktualisht, Holanda renditet në vendin e tretë të grupit eliminator të Europianit “Francë 2016”, 5 pikë larg kryesueses së grupit A, Islandës, dhe 3 pikë larg Republikës Çeke.

“Më vjen keq që gjërat shkuan kështu. Ishte nder për mua të drejtoja për herë të dytë Holandën. I uroj suksese stafit teknik dhe lojtarëve në rrugëtimin e tyre drejt Europianit”, tha Hiddink, pas dorëheqjes.

Arritjen më të madhe me Holandën, Hiddink e regjistroi në Botërorin e vitit 1998, ku arriti deri në fazën gjysmëfinale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)