25 Prill 2024

Arsenali konfirmon transferimin e Petr Cech

Londër, 29 qershor - Arsenali ka konfirmuar transferimin e portierit të Chelseat, Petr Cech.

Lajmi për transferimin e portierit çek nga rivali ka qarkulluar që disa ditë, dhe mungonte vetëm zyrtarizimi që erdhi të hënën.

“Jam shumë i lumtur që iu bashkova Arsenalit dhe mezi pres të nisi të luaj. Kam fokusin e njëjtë për futbollin, motivin dhe etjen për sukses si në fillim të karrierës.\"

\"Kur fola me Arsene Wengerin dhe më tregoi për ambiciet e tij me klubin, më tha se isha pjesë e planeve të tij, vendimi ishte shumë i lehtë”, ka thënë Petr Cech për transferimin te Arsenali.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)