29 Mars 2024

Cameron kërkon dorëheqjen e Sep Blaterit nga FIFA

Londër, 29 maj - Skandali i FIFA-s kalon kufinjtë e sportit dhe ka prekur tashmë politikën. Kryeministri britanik, David Cameron, ka kërkuar dorëheqjen e Sep Blaterit nga FIFA dhe reformimin e qeverisë botërore të futbollit.

Skandali i korrupsionit dhe 7 arrestimet e pak ditëve më parë kanë qenë një goditje për zviceranin Sep Blater, i cili sot pritet të marrë mandatin e katërt si president i FIFA-s.

Në një njoftim të “Doëning Street”, në Londër, thuhet se kryeministri kërkon reformimin e organizmit botëror të futbollit dhe përkrah thirrjet e sponsorëve të fuqishëm të Kupës së Botës për të rishikuar lidhjet e tyre me FIFA-n, nëse Blatter nuk dorëhiqet.

Ndërkohë, partia Laburiste e opozitës ka kërkuar organizimin e një turneu rival, nëse nuk rihapet konkurrimi për organizimin e Kupës së Botës në vitet 2018 dhe 2022.

Në një debat në Parlamentin britanik, të enjten, ministri i Kulturës tha se është ende herët për një bojkotim të Kupës së Botës. Por nuk përjashtohet ai, që konsiderohet “opsioni bërthamor” i tërheqjes nga FIFA, versione që do të duhet të konsiderohen pas zgjedhjeve të së premtes në FIFA, ku Blatter kërkon rizgjedhjen.

Britania ka pasur marrëdhënie të vështira me kreun e FIFA-s dhe, pakënaqësia u shtua pas konkurrimit për Kupat e Botës 2018 dhe 2022, kur Anglia, edhe pse me impiante të gatshme dhe një ofertë impresionuese, nuk fitoi përballë Rusisë e Katarit, për të cilat ka shpërthyer skandali i korrupsionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)