28 Mars 2024

FIFA voton sot për presidentin

Zyrih, 29 maj - Sot, 209 anëtarët e FIFA-s do të votojnë për presidentin e tyre të ri në kongresin e Zyrihut, në mes të një skandali të madh korrupsioni.

Sepp Blatter, presidenti aktual, po kërkon një mandat të pestë. Konkurrenti i tij i vetëm është Princi Ali bin al-Hussein i Jordanisë.

Votimi vjen dy ditë pasi 7 zyrtarë të lartë të organizmit drejtues të futbollit botëror u arrestuan në Zyrih.

Blatterit iu kërkua të jepte dorëheqjen, por ai ka thënë se nuk është përgjegjës për skandalin dhe është favorit për t’u rizgjedhur president.

“E di se shumë njerëz më mbajnë mua si përgjegjës pas këtyre skandaleve, por pavarësisht se ku mbahet një Botëror, ne ose unë, nuk mund të monitorojmë të gjithë, në çdo kohë. Njerëzit që priren të bëjnë gjëra të palejuara, tentojnë edhe t’i fshehin ato. Por, më takon mua të çojë këtë institucion në rrugën e drejtë dhe të rikthejmë besimin”, është shprehur Blatter.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)