25 Prill 2024

Rafa Benitez konfirmon largimin e tij nga Napoli

Napoli, 28 maj - Rafael Benitez ka konfirmuar largimin e tij nga Napoli. Trajneri spanjoll, i cili me shumë mundësi do të zëvendësojë Carlo Ancelottin te Real Madrid, ka shprehur dëshirën që ta klasifikojë Napolin në Champions League-n e sezonit të ardhshëm, në mënyrë që ta mbyllë me sukses aventurën e tij.

Për të arritur këtë objektiv, Napoli duhet të fitojë ndaj Lazios në javën e fundit të Serisë A, ndeshje që do të luhet ditën e dielë.

“Ashtu siç e dini të gjithë, kontrata ime përfundon të dielën. Cikli im në Napoli ka përfunduar. Dua të falenderoj presidentin, klubin dhe tifozët për eksperiencën 2-vjeçare që kam kaluar.\"

\"Gjithmonë është e trishtë kur largohesh nga një vend ku njerëzit të kanë dashur. Kam qëndruar dy vite larg familjes dhe kjo më bëri të largohem”, tha Benitez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)