26 Prill 2024

Reali i ofron kontratë 5-vjeçare dhe 10 milionë euro në vit për Pogba

Madrid, 28 maj - Real Madrid dhe Barcelona prej kohësh e kanë nisur sfidën për xhevahirin e Juves, Paul Pogba.

Dy skuadrat që nuk njohin limite në buxhetet e tyre kur vjen puna për talente si francezi, kanë hyrë në garë se kush ofron më shumë për 22-vjeçarin.


Reali i ka dorëzuar një ofertë konkrete mesfushorit; atij i ofrohet një kontratë 5-vjeçare dhe një pagesë prej 10 milionë eurosh në vit.

Në rast se pranon një ofertë të tillë, francezi do të bëhej një nga tre lojtarët më të paguar te Reali, pas Ronaldos dhe Bale.

Por, Barcelona nuk pranon të dorëzohet. Ata mendojnë se francezi është zëvendësimi ideal për Xavin, që do largohet pas finales së 6 qershorit në Berlin.

Një zyrtar i skuadrës katalanase është duke qëndruar në Torino në kontakte të vazhdueshme me Juventusin dhe lojtarin, për t’i bindur që ta zgjedhin Barçën dhe jo rivalët e Realit. Pavarësisht se ende nuk ka një shifër, Barça nuk do të kursehet për të lënë të kënaqur \"zonjën\" dhe vetë lojtarin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)