27 Prill 2024

Milani do t’i ofrojë Carlo Ancelottit buxhet prej 120 milionë euro

Milano, 28 maj - Milani raportohet se do t’i ofrojë Carlo Ancelottit një buxhet prej 120 milionë euro për ta ringjallur skuadrën.

Adriano Galliani është duke u përpjekur ta bindë Ancelottin, i cili të hënën u shkarkua nga detyra e trajnerit të Real Madridit, të rikthehet në San Siro.

Corriere della Sera raporton se dyshja kanë folur edhe për buxhetin e mundshëm me Gallianin që i ka ofruar atij 120 milionë euro për të harxhuar në tregon e transferimeve.

Tuttosport beson se paratë do të harxhohen në dy sulmues, dy mesfushorë dhe një mbrojtës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)