20 Prill 2024

Rafa Benitez pritet të emërohet trajner i ri i Realit të Madridit

Madrid, 26 maj - Rafael Benitez pritet të emërohet si trajner i ri i Realit të Madridit, pas shkarkimit të italianit Karlo Ancelotit.

Sipas mediave spanjolle, është 99% e sigurt që madrilenët do të vendosin në krye të pankinës 55-vjeçarin spanjoll, të cilit i përfundon kontrata me Napolin të djelën e ardhshme.

Ish-trajneri i Liverpulit nuk ka nënshkruar ende një kontratë me 10 herë kampionët e Europës, por mësohet se negociatat mes tyre janë në një fazë të avancuar.

Anceloti u shkarkua të hënën pas dy sezoneve në “Santiago Bernabeu” dhe shkak u bë dështimi i këtij sezoni që u mbyll pas asnjë trofe për “Mbretërit”.

Sa i përket Benitezit, ai e njeh mirë kampionatin spanjoll pasi më herët nën drejtimin e tij Valencia ka fituar dy herë La Ligën dhe një herë Ligën e Europës.

Ai drejton Napolin që nga viti 2013 duke fituar vetëm një trofe, Kupën e Italisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)