19 Prill 2024

Perez shkarkon Ancelottin

Madrid, 25 maj - Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është takuar me Carlo Ancelottin dhe i ka treguar atij vendimin e shkarkimit nga posti i trajnerit.

Marca sapo ka raportuar se presidenti i Los Blancos, Perez ka konfirmuar shkarkimin e trajnerit italian nga posti i trajnerit të ekipit madridlen.

Perez e ka falënderuar Ancelottin për dy vitet e shërbimit tek Reali dhe ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të bëhet i ditur emri i trajnerit të ri.

Ancelotti ia fitoi Realit titullin e 10 të Evropës, që ishte obsesioni i klubit dhe tifozëve për një kohë të gjatë.

Kështu, favorit për postin e trajnerit të Realit mbetet Rafael Benitez, pasi sipas revistës gjermane “Bild”, ish-trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp do të pushojë gjashtë muaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)