26 Prill 2024

Futbollisti Kristian Gomez humbur jetën në fushë

Buenos Aires, 25 maj - Tronditet futbolli argjentinas. Mbrojtësi i Atletico Parana, Kristian Gomez, ka humbur jetën në fushë gjatë ndeshjes me Boca Unidos.

Pas vdekjes po në fushën e blertë të mbrojtësit Emanuel Ortega disa javë më parë, futbolli në Argjentinë është sërish në zi për vdekjen e Gomezit.

Kishin kaluar gati 30 minuta nga nisja e lojës dhe gjithçka po shkonte mirë kur 27-vjeçari bie papritur në tokë pa ndjenja.

Të zënë në panik, lojtarët hoqën fanellat dhe nisën të freskonin shokun e tyre deri sa u afruan mjekët për t’i dhënë ndihmën e parë.

“Bëmë gjithçka për ta mbajtur gjallë, por ai ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital për shkak të një ataku në zemër”, tha mjeku i skuadrës.

Mjekët e klubit thanë se 27-vjeçari nuk kishte pasur asnjëherë probleme me shëndetin e për më tepër me zemrën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)