28 Mars 2024

United konfirmon largimin e Falcaos

Manchester, 24 maj - Manchester United ka konfirmuar se Radamel Falcao nuk do të mbetet në Old Trafford.

Kolumbiani ishte huazuar nga Monaco gjatë sezonit me mundësi të blerjes në afatin kalimtar të verës, por kjo duket se nuk do të përdoret nga “Djajtë e kuq”.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri, Louis van Gaal për televizionin e klubit MUTV.

“Falcao është lojtar profesionist dhe njeri shumë i mirë. Në emër timin dhe të gjithëve në klub i dëshiroj më të mirën në të ardhmen”, ka thënë holandezi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)