16 Prill 2024

Paul Pogba ka zgjedhur Barcelonën

Barcelonë, 21 maj - Paul Pogba do të luajë sezonin e ardhshëm në radhët e Barcelonës.

Ky është lajmi që publikon të enjten e përditshmja spanjolle \"Sport\", sipas së cilës, klubi katalanas është takuar me agjentin e mesfushorit të Juventusit muajin e kaluar dhe takimi ka pasur një përfundim të kënaqshëm.

Por, lojtari i Juventusit nuk do ta bëjë zgjedhjen para finales së Champions League (6 qershor). Mendohet se në mes të qershorit ose në fillim të korrikut do të zyrtarizojë zgjedhjen e tij.

Edhe pse kërkohet shumë nga PSG dhe Manchester City, Pogba ka zgjedhur Barcelonën, pasi dëshiron të luajë përkrah Leo Messit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)