16 Prill 2024

Bahtiri priti drejtuesit e klubit të volejbollit VSV nga Holanda

Mitrovicë, 21 maj - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, priti sot drejtuesit e klubit të volejbollit “VSV” nga Holanda, që shoqëroheshin nga kryetarja e klubit të volejbollit të femrave  “Trepça”, Pakize Kosova.

Qëllimi i këtij takimi ishte me karakter njoftues për aktivitetet e klubit të volejbollit “Trepça”, që i realizon në kuadër të programit MATRA të Ambasadës Holandeze.

Sipas tyre, në kuadër të projektit, rreth 100 fëmijë nga Mitrovica,  nga mosha gjashtë (6) vjeçare,  të nacionaliteteve të ndryshme, janë të angazhuar në trajnimet për këtë sport, të cilët do t’i vijojnë deri moshën kur ata janë të gatshëm t’i bashkëngjiten klubit të volejbollit.

Kryetari i klubit VSV, Dick Van Slooten dhe asistenti i tij, Wanter Wissink, u shprehen të kënaqur me punën e zonjës Kosova, duke thënë  njëherësh se në grupin e fëmijëve që janë duke u përgatitur për t’iu bashkangjitur klubit, kanë parë talent të mëdhenj që nuk i takojnë gjithëkund.

Kryetari Bahtiri, i njoftoj mysafirët me projektet që janë në përfundim e sipër në renovimin e palestrës së porteve “Minatori” dhe Qendrës Multifunksionale, që mund të shfrytëzohen për aktivitetet sportive.

 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)