28 Mars 2024

Ministri Shala u zotua se MKRS-ja do të jetë afër sportistëve

Prishtinë, 4 maj - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti sot lojtarët dhe drejtuesit e Sigal Prishtinës, të shoqëruar edhe nga kryetari i Federatës së Basketbollit, zErolld Belegu.

Ministri Shala e përgëzoi skuadrën e Sigal Prishtinës, trajnerët dhe gjithë stafin për suksesin historik, titullin e kampionit të Ligës Ballkanike në basketboll.

Kjo është një e arritur e jashtëzakonshme, që dëshmon se sporti kosovar ka cilësi  të dallueshme, ndaj jemi të përkushtuar për ta përkrahur, tha ndër të tjera ministri Shala.

Ministri Shala u zotua se MKRS-ja do të jetë afër sportistëve të Kosovës dhe do të ndihmojë sportin në afrimin, avancimin dhe njohjen e tij sa më të gjerë në arenën ndërkombëtare.

Ai, po ashtu i informoi të pranishmit lidhur me punët konkrete që po bën MKRS-ja për plotësimin e kuadrit ligjor dhe investimet në infrastrukturën sportive, për të përmirësuar kushtet, në mënyrë që të hapen shtigje për një të ardhme më të ndritshme dhe më cilësore të sportit kosovar.

Ministri Shala, me këtë rast, nëpërmjet një Memorandum Bashkëpunimi me Klubin e Basketbollit Sigal Prishtina, për suksesin e arritur, shpërbleu klubin me 10 mijë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)