20 Prill 2024

Lewandowski është i gatshëm për Barcelonën

Munchen, 4 maj - Robert Lewandowski është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mos humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, që Bayern Munchen do të luajë ndaj Barcelonës, takim që do të zhvillohet të mërkurën, në orën 20:45, në Camp Nou.

Pavarësisht frakturës në nofull dhe në hundë, që pësoi në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë përballë Borussia Dortmund, sulmuesi i bavarezëve do të jetë i disponueshëm për trajnerin Pep Guardiola.

Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në Twitter, ku ndau me ndjekësit e tij një foto. Ai kishte  pozuar me maskën mbrojtëse që do të përdorë ndaj spanjollëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)