26 Prill 2024

Dortmundi nuk do ta vazhdojë kontratën me Gundogan

Dortmund, 4 maj - Drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, ka pranuar se Ilkay Gundogan dëshiron largimin nga Signal Iduna Park gjatë verës, por thotë se klubi gjerman është i bindur se Mats Hummels do të mbetet pjesë e skuadrës.

Dortmundi konfirmoi më 30 prill se Gundogani nuk do ta vazhdojë kontratën, që skadon në qershor të 2016-ës, dhe spekulimet kanë nisur të rriten se reprezentuesi gjerman do të shitet në vend se të lihet i lirë në fund të edicionit të ardhshëm.

Hummelsi, që ka edhe dy sezone në marrëveshjen e tij, raportohet se është caku kryesor i Manchester Unitedit për afatin kalimtar të verës.

“Ilkay na ka thënë se do që të largohet gjatë verës. Por, nuk kemi marrë asnjë ofertë për asnjë lojtar”, ka thënë ai për Sky Sport.

“Çdo lojtarë duhet të vendosë për të ardhmen e vet, por për ne qëllimi kryesor është ta mbajmë Matsin”, ka thënë Zorc.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)