24 Prill 2024

Floyd Mayweather mposht Manny Pacquiaon

Los Angeles, 3 maj - Boksieri profesionist amerikan, Floyd Mayweather, e ka mundur në poena, rivalin e tij nga Filipinet, Manny Pacquiao, në duelin i cili e kishte fondin më të laertë të shpërblimeve në historinë e këtij sporti.

Këtë takim, mbrëmë vonë në Grand Garden Arena në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara, i cili ishte cilësuar si “luftë e shekullit”, e kanë ndjekur afro 17 mijë shikues.

Duke shfrytëzuar superioritetin prej 10 cm më shumë gjatësi, gjë që e ndihmoi të siguronte pikët e para dhe të shpejta prej grushteve të lëshuara, por edhe tipin specifik të mbrojtjes me anë të supeve, në mënyrë që të shmangte dëmtimin nga e brendshmja, Floyd Mayweather mposhti me rezultat unanim 118-110, 116-112 dhe 116-112 Manny Pacquiaon, pas 12 raundesh, në sfidën për titullin botëror të peshave të lehta.

Sfida e zhvilluar në “MGM Grand Garden Arena” të Las Vegasit tërhoqi një vëmendje të jashtëzakonshme, për të cilën biletat ishin shitur deri në 350 mijë dollarë, ndërkohë që amerikanët që e kanë parë nga televizori atë mund të kenë paguar rreth 100 dollarë.

Mayweather, 38 vjeç, mbetet ende i pamposhtur në 48 ndeshje si boksier profesionist, duke koleksionuar ndër to 26 triumfe me “knock out”. Ndërkohë, rivali i tij 36-vjeçar, Pacquiao, pëson kështu humbjen e shtatë në karrierë, gjatë së cilës ka arritur edhe 57 fitore, 2 tërheqje. Ndër triumfet, 38 me “knock out”.

Pacquiao në fakt zbriti në ringun e boksit me një buzëqeshje thuajse ironike dhe tepër i rehatuar, sikur të ishte duke shkuar në ndonjë “party”, ndërsa Mayweather u shfaq më serioz dhe tepër i mbyllur në vetvete, sikur të ishte duke u futur në çështjen më të rëndësishme të biznesit në jetën e tij.

Ai tha se do të tërhiqet nga boksi në muajin shtator kur do ta ketë duelin e fundit në karrierë.

Të tre gjyqtarët i dhanë fitore boksierit Mayweather.

Tash ai i mban titujt e kampionit botëror në tri verzione: Këshilli Botëror i Boksit (WBC), Asociacioni Botëror i Boksit (WBA) dhe Organizatën Botërore të Boksit (WBO), ku deri tash kampion ishte Pacquiao.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)